Politika e Rimbursimit
Në Forma Bijouterie synojmë që çdo klient të jetë i kënaqur me blerjen.
Kthimi i produkteve
Produktet mund të kthehen brenda 7 ditëve nga dita e pranimit të porosisë, nëse:
- nuk janë përdorur;
- janë në gjendjen origjinale;
- kanë paketimin origjinal.
Produkte që nuk pranohen për kthim
Për arsye higjienike, nuk pranohen për kthim:
- vathët e përdorur;
- produktet e dëmtuara nga përdorimi i klientit;
- produktet e personalizuara.
Rimbursimi
Pas pranimit dhe verifikimit të produktit, rimbursimi do të realizohet në momentin që posta vie të marr produktin në adresën tuaj. Posta për kthim të produktit paguhet nga klienti. Klienti mund ta kthejë produktin edhe fizikisht në njërën nga pikat tona në Kosovë
Produkt i dëmtuar ose i gabuar
Nëse merrni produkt të dëmtuar ose të gabuar, ju lutemi na kontaktoni brenda 48 orëve nga pranimi i porosisë. Pas verifikimit, produkti do të zëvendësohet ose do të rimbursohet.





